15:59 / 13.05.2019
Juventus kërkon 100 milionë për Dybalan, Bayerni synon transferimin e tij
Pas Pavard dhe Hernandez, Bayern Munich ka zgjedhur objektivin e radhës në afatin kalimtar.
Bëhet fjalë për Paulo Dybalan, për të cilin Juventusi nuk ulet në bisedime për më pak se 100 milionë euro. Shifra nuk përbën problem për klubin bavarez, që kërkon të rrëmbejë argjentinasin pas shtatë vitesh në kampionatin italian.























