18:01 / 16.05.2019
Ferizaj siguron Superligën, Gjilani deklason Lirinë
Me dy ndeshjet e ditës së sotme është mbyllur xhiroja e parafundit në Ipko Superligën e Kosovës.
Në Gjilan, Gjilani ka mposhtur Lirinë me rezultat të thelle 4-0 me golat e Keita Razak, një të Fiton Hajdarit dhe një tjetër të Ansi Nikës.
Kurse në Kastriot, Ferizaj ka siguruar edhe matematikisht Superligën me fitoren kundër Kekut me rezultat 2-5.























