22:34 / 16.05.2019
Pogba jep një sinjal, pozon me fanellën e re të Unitedit!
Vjen nga Twitteri një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen e Paul Pogba.
Adidas ka publikuar fanellat e reja të Manchester United për sezonin 2019-2020 dhe një nga tre modelët e përzgjedhur për të pozuar me uniformat e reja është as më pak e as më shumë, por Paul Pogba.
Mediet e japin të sigurtë largimin e francezit nga Djajtë e Kuq në merkaton e kësaj vere me Realin e Madridit që mendohet si destinacioni i tij i ardhshëm, por përfshirja e Pogba në prezantimin e fanellave të reja të United nga kompania e veshjeve sportive Adidas është një sinjal tregues se gjërat mund të kenë ndryshuar dhe kampioni i botës me Francën në Brazil mund të vazhdojë aventurën e tij në Old Trafford.























