Trepça`89 ankesë në FFK, Drita rrezikon të dënohet
BKT
Sport

Trepça`89 ankesë në FFK, Drita rrezikon të dënohet

Abedin Zeka ka konfirmuar ankesën e Trepçës ’89 të bërë të enjten ndaj klubit të Dritës.

Kryetari i Trepçës ’89 thekson me siguri të lartë se lojtari i Dritës, Ardit Mustafa, nuk ka pasur të drejtë loje në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit.

Për këtë arsye Zeka ka kërkuar nga Komisioni i Garave dënim ndaj Dritës, sipas nenit 56 të Garave të FFK-së.

“Drita për interesa të veta e ka inkuadruar një lojtar të vitit 2001 në ndeshje. Lojtari në fjalë nuk ka qenë i licencuar për gara të Superligës. Ai nuk figuron në listën e Dritës të paraqitur për licencim”, ka deklaruar Zeka për "Olle".

“Ankesën e kemi bërë të enjten në ora 16:25. Ne jemi të sigurt për atë lojtar dhe besojmë se organet e drejtësisë do ta dënojnë Dritën me heqjen e 9 pikëve. Nëse kjo nuk ndodh ne do të ankohemi në instancat më të larta të UEFA”, ka shpjeguar i pari i 89-shit.

Drita momentalisht ka 40 pikë, nëse i hiqen 9 sosh, atëherë do të mbetet në zonën barazh me 39 pikë. Ndeshjen e fundit e luan në udhëtim ndaj Ballkanit.