Hazard PO, Pogba JO
BKT
Sport

Hazard PO, Pogba JO

Real Madrid ka një listë të emrave me lojtarët që do të tentojnë t’i transferojë në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë afatit kalimtar veror.

‘Los Blancos’ tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me Eder Militaon e Portos, dhe në listën e prioriteteve të tyre, janë edhe disa futbollist.

Tifozët e Real Madrid përmes një sondazhi online në ‘as’, u kanë dhënë një mesazh të qartë për lojtarët që dëshirojnë t’i transferojnë.

Eden Hazard është lojtari më i preferuar i tifozëve, që kërkojnë ta kenë në Bernabeu gjatë sezonit 2019/2020, përcjell ‘lajmi.net’.

Nga gjithsejtë 200 mijë vota, Hazard ka arritur të marrë 53.700 të tyre, duke lënë pas Luka Joviçin e Eintracht Frankfurt me 34 mijë vota.

Numër të madh të votave nuk kanë marrë as Christian Eriksen dhe Neymar, ndërsa më së keqi është renditur Paul Pogba i Manchester United, me vetëm 13.800 vota.

Ylli francez pas sezonit aspak të mirë me ‘Djajtë e Kuq’, nuk është më i preferuari i tifozëve të Real Madrid.