Bayern Munich, “mbret” i Gjermanisë, fiton titullin e shtatë radhazi
Bayern Munich nuk ka bërë hap fals as në ditën e lamtumirës së Arjen Robben, Franck Ribery dhe Rafinha, që edhe pse është një ditë e trishtë festuan titullin e 7-të radhazi dhe të 29 në histori.
Bavarezët e mbyllën ashtu siç e nisën këtë edicion, duke fituar me shifrat e thella 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt.
Golat e Coman, Alaba, Sanchez dhe dyshes që provuan shijen e golit për herë të fundit ndoshta në Bundesligë, Ribery dhe Robben, i mjaftuar Bayern për të qëndruar në krye dhe për të ngritur lart trofeun.
Kjo humbje i kushtoi shtrenjtë edhe Eintracht, që rrëshqiti nga pretendimet, duke u mjaftuar vetëm me zonën play-off nga Europa League, raporton oranews.
Fitorja 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach nuk i mjaftoi Borussia Dortmund për të ndalur festën e Bayern.























