Këtë të diele në “Arena Sportive” mysafir presidenti i FFK-së
BKT
Sport

Këtë të diele në “Arena Sportive” mysafir presidenti i FFK-së

Këtë fundjavë përmbyllet kampionati i rregullt në futbollin e Kosovës, ku për të dytin vit radhazi skuadrën kampione do ta vendosë java e fundit, përkatësisht përballja ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, që zhvillohet në Drenas.

Emisioni “Arena Sportive” në RTK 1, këtë të diele, do t’i kushtojë rëndësi të veçantë përmbylljes së këtij edicioni në futbollin tonë elitar. I ftuar në studio do të jetë presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Se si e vlerëson këtë kampionat FFK-ja, cilat janë përvojat pozitive e cilat ato negative nga ky edicion; a do të ketë ndryshime në edicionin e radhës dhe për shumë tema tjera që ndërlidhen me futbollin e Kosovës do të përgjigjet kreu i FFK-së.
Ndërkohë, nga Drenasi krahas kronikës së ndeshjes dhe festës së skuadrës që do të shpallet kampione, do të kemi edhe intervista të shumta me protagonistët e ‘finales së madhe’ të këtij edicioni.
Ndërkohë, në “AS”-in e kësaj jave nuk do të mungojnë as kronikat nga ndeshjet e tjera të Superligës, si dhe nga festa e Shkëndijës në Tetovë për titullin e ri të kampionit në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Si zakonisht do të kemi edhe kronika tjera të shumta nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar.
Na ndiqni, të dielën, në orën 20:45 në “Arena Sportive” me moderator Arlind Grantollin.