Erza Muminoviqi fiton medaljen e bronztë
BKT
Sport

Erza Muminoviqi fiton medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviqi ka fituar medaljen e bronztë në garat që janë duke u zhvilluar në Kupën evropiane në Bielsko Biala në Poloni.

Lajmin e ka bër ëtë ditur trajneri Ditron Kuka, i cili po ashtu ka njoftuar se nesër do të ndeshet xhudistja tjetër, Fatjona Kasapi, nga e cila po ashtu pret fitore.

"Erza Muminoviqi e bronztë kategoria 48 kg! Fiks 6 luftëra të forta prej tyre 5 fitore ju deshen për medalje e pësoj nga Japonezja e cila e ndali drejt të artes ... Performansa e Erzes po ngritet dhe besojmë që në Evropian muajin e ardhshëm si dhe në Lojërat Evropiane për të rinj do jetë kandidate për medalje! Neser garon Fatjona Kasapi në 57 kg dhe nese do e jep maksimumin realisht ka gjasa të kthehet me medalje! Përndryshe Erza Muminoviqi është Sportistja e parë dhe e vetme e shtetit tonë me Medalje Olimpike për të reja të fituar vitin e kaluar në Buenos Aires", ka shkruar Kukaj.