Çfarë mund të ndodh në javën e fundit në Serie A
Kur mungon një javë nga fundi i kampionatit italian, janë ende dy vende të papërcaktuara në garën për Champions League.
Atalanta, Inter, Milan dhe Roma do të luftojnë me njëra-tjetrën në distancë dhe në 90 minuta do të synojnë të presin biletat për në Ligën e Kampionëve. Priten 90 minuta tensioni, ankthi dhe llogaritjesh.
Më vonë janë të gjithë skenarët e mundshëm se si mund të kapin Champions-in këto katër skuadra dhe çfarë ndodh nëse shkojnë me pikë të barabarta në fund.
SHKON ATALANTA – Nëse mund Sasuolon. – Barazon me Sasuolon dhe Milani nuk e mund Spalin. – Humbet me Sasuolon dhe Milani humbet me Spalin.
SHKON INTERI – Nëse mund Empolin. – Barazon me Empolin dhe Milani nuk e mund Spalin. – Humbet me Empolin, por Milani dhe Roma nuk fitojnë.
SHKON MILANI – Nëse mund Spalin dhe Interi nuk mund Empolin. – Nëse mund Spalin dhe Atalanta nuk e mund Sasuolon.























