Gazdis merr situatën nën kontroll, Leonardo dhe Gattuso drejt largimit
BKT
Sport

Gazdis merr situatën nën kontroll, Leonardo dhe Gattuso drejt largimit

Drejtuesi i Milanit, Ivan Gazidis është gati të ndërhyjë për të bërë modifikimet e duhura për të përmirësuar aspektin organizativ dhe atë ekonomik.

Hapi i parë i ish drejtuesit të Arsenalit është ndërprerja e bashkëpunimit me Leonardon, që pas përfundimit të sezonit do të duhet të japë dorëheqjen, ose do të shkarkohet.

Gazidis nuk beson te puna e brazilianit dhe do ta largojë, ndërsa kandidatët potencialë për ta zëvendësuar janë Igli Tare dhe drejtori sportiv i Lilles, Luis Campos.

Pas Leonardos, radhën do ta ketë trajneri Gattuso, që duket se nuk e ka bindur aspak Gazidisin, ndërsa emri i zëvendësuesit lidhet ngushtë me kualifikimin apo jo në Champions, transmeton KJ.

Pa Champions League,  kuqezinjtë do të synojnë një profil më të ulët dhe emri më i lakuar në zyrat e klubit, është ai i trajnerit aktual të Sassuolos, De Zerbi.

Megjithatë, nëse Milani do t’ia dalë të renditet në 4-shen e parë pas kësaj fundjave, atëherë Gazidis është i predispozuar të sjellë në pankinë një emër të rëndësishëm të futbollit.