Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire të para do të jenë Ardea Krasniqi dhe Lirika Krasniqi, dizajnere të enterierit, ato do të flasin për trendet e ngjyrave për ambientet e brendshme.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Festivali 'Prishtina Arts And Architecture', do të jetë Fitim Aliu prodekan i Fakultetit të Arteve në AAB.
Për të folur për takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, i ftuar është Aver Husaj – organizator.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























