Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar
BKT
Lajme

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

V.Th./ RTKLive

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, pas pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë në Prishtinë, Çitaku ka vënë në pah rëndësinë e kohezionit të brendshëm dhe koordinimit transatlantik.

Ajo ka thënë se, dhjetë vjet pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosovës i duhet përparim, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa konkretë.

Çitaku ka theksuar se sukseset më të mëdha të Kosovës janë arritur përmes koordinimit transatlantik, duke nënvizuar se anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB mbetet vizion kombëtar i pandryshueshëm.

 


MË SHUME NGA Lajme