Qorrolli: BE-ja duhet t’i kërkojë falje Kosovës për këngën nacionaliste serbe
BKT
Lajme

Qorrolli: BE-ja duhet t’i kërkojë falje Kosovës për këngën nacionaliste serbe

N.M. /RTKlive

Kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vigan Qorrolli, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Qorrolli e ka cilësuar këtë ngjarje si “akt të turpshëm, politikisht fyes dhe moralisht të papranueshëm”, duke thënë se lejimi i një kënge që mishëron pretendimet territoriale ndaj Kosovës në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian është në kundërshtim me parimet e BE-së.

Ai ka vënë në pah edhe faktin se Kosova nuk ishte e ftuar në Forumin e Zgjerimit, ndërsa, sipas tij, nacionalizmit serb që mohon shtetësinë e Kosovës iu dha hapësirë në këtë aktivitet.

Qorrolli ka kërkuar nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisioni Evropian një shpjegim të menjëhershëm, kërkimfalje publike dhe marrje të përgjegjësisë institucionale.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Shtetësia jonë nuk është çështje repertori muzikor, as objekt kompromisi diplomatik”, ka shkruar Qorrolli, duke kërkuar respekt dhe trajtim të barabartë për Kosovën nga Bashkimi Evropian.


MË SHUME NGA Lajme