15:07 / 16.11.2026
Shiroka Pula dhe ambasadorja Ziv diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–Izrael
V.Th / RTKLive
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Të dyja palët kanë vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.























