Kyuchyuk reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosova meriton respekt
G.K/RTKlive
Deputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka kritikuar interpretimin e këngës nacionaliste serbe në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke thënë se dhënia e hapësirës për melodi nacionaliste minon frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai ka theksuar se Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së.
Përmes një postimi në platformën X, Kyuchyuk ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.
“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së. Dhënia e hapësirës për melodi nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel minon frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shkruar Kyuchyuk.
Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për Kosovën dhe përparimin e saj demokratik.
“Qëndroj në mbështetje të Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, ka theksuar eurodeputeti.























