OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Speciales në Hagë
BKT
Lajme

OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Speciales në Hagë

E.Hoti/RTKlive

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur sërish mosbesimin ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të procesit, duke vlerësuar se është dëmtuar besimi në profesionalizmin dhe paanshmërinë e kësaj gjykate.

Sipas organizatës, asnjë aktgjykim i Dhomave të Specializuara nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare.

“Le ta kuptojnë të gjithë, këto goditje nuk na dobësojnë, nuk na frikësojnë dhe nuk na zmbrapsin. Na bëjnë më të vendosur, më të bashkuar, më të fortë”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në fund të reagimit, organizata thekson se UÇK-ja nuk duhet të jetë në bankën e të akuzuarve të historisë, por se ajo qëndron në themelet e lirisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme