16:20 / 27.05.2019
Vojvoda prezantohet te Standard Liege
Mërgim Vojvoda e ka zyrtarizuar kalimin në ekipin e ri për sezonin e ardhshëm. Do të jetë skuadra belge, Standard Liege, ajo ku do të paraqitet tash e tutje mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës.
Deri tash mbrojtësi i spikatur ka luajtur me Mouscron dhe ky është një hap i madh për karrierën, pasi skuadra e re ka zënë vendin e tretë në Belgjikë.
Gjithçka është pasqyruar disa ditë më parë, por vetëm para pak minutash ka ardhur zyrtarizimi nga klubi belg. Me Kombëtaren e Kosovës Vojvoda ka pasur paraqitje shumë të mira dhe formën e mirë pritet ta vazhdojë edhe në dy ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.























