Gasperini mban yjet e Atalantës, tregon pse refuzoi Romën
Gian Piero Gasperini është njeriu i momentin në Bergamo dhe Itali, pasi ia doli që të kualifikojë Atalantën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndonëse prej 3 sezonesh ka parë që t’i ikin më të mirët nga organika në dispozicioin.
Trajneri ishte shumë pranë Romës në fund të këtij sezoni, por gjatë kësaj jave vendosi të refuzojë verdhekuqtë, për të qëndruar ende në Bergamo dhe për të shijuar pjesëmarrjen në Champions me Atalantën.
“Po si mund të lija unë këtë qytet?! Roma do të ishte një eksperiencë e bukur dhe me siguri që do fitoja shumë më tepër, por të gjithë klubeve u kisha thënë që vendimin do ta merrja bashkë me Percassin”, tha Gasperini në një intervistë për “La Gazetta Dello Sport”.
Edhe këtë verë shumë yje të Atalantës janë në “orbitën” e klubeve më të mëdha europiane dhe italiane, por ndryshe nga sezonet e tjera, Gasperini duket i qetë dhe premton se nuk do të ketë largime të mëdha.
“Nuk do të ketë largime, as për emra si Zapata dhe Mancini. Më pas nëse vijnë oferta prej më tepër se 60 milionë eurosh, do mendohemi, pasi me aq para mund të gjejmë zëvendësues. Duam të përforcohemi edhe më shumë, që të përfaqësohemi denjësisht edhe në Champions”, mbylli deklaratën e tij Gasperini.























