Barcelona - De Ligt, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

Barcelona - De Ligt, këto janë zhvillimet e fundit

Barcelona nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një ankand të çmendur për Matthijs de Ligt.

Sipas "Mundo Deportivo", klubi katalanas ka vendosur të shpenzojë 80 milionë euro për yllin e Ajax-it dhe asnjë euro më shumë.

Një lloj ultimatumi, që i është dhënë menaxherit të futbollistit, Mino Raiola, dhe klubit që zotëron kartonin e tij. Në fakt, spanjollëve nuk u pëlqen fakti se menaxheri italo-holandez kërkon të fitojë 8/10 milionë euro në komisione nga ky transferim.          

Për De Ligt interesohen edhe skuadra të tjera të mëdha të Europës, si Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain.