Zyrtare: Inzaghi vazhdon kontratën me Lazion
BKT
Sport

Zyrtare: Inzaghi vazhdon kontratën me Lazion

Trajneri italian ka refuzuar ofertat e klubeve tjera për të vazhduar me skuadrën romake.

Disa ditë më parë ishte konfirmuar që marrëveshja për rinovimin e kontratës ishte arritur dhe kjo pikërisht nga presidenti Claudio Lotito, por tani është bërë gjithçka zyrtare. Simone Inzaghi do të vazhdojë të jetë pjesë e Lazios edhe për dy sezone të tjera.

43-vjeçari kërkohej nga dy skuadra të mëdha italiane. Juventusi dhe Milani u interesuan për të, por Lazio ia doli ta bindë për të qëndruar dhe vazhduar bashkëpunimin.

Me kontratën e re Inzaghi do të përfitojë edhe rritje të pagës dhe tani ai do të paguhet dy milionë euro në vit. Ai është pjesë e skuadrës së parë të Lazios që nga viti 2016.