09:20 / 11.06.2019
Reali siguron edhe një blerje të re
Vazhdon përforcimi i skuadrës së Real Madridit për sezonin e ri.
Pas Eder Militao, Luka Joviç dhe Eden Hazard, Real Madridi ka bërë një blerje tjetër për të ardhmen.
Bëhet fjalë për futbollistin e Lyonit, Ferland Mendy, i cili do të prezantohet në Santiago Bernabeu ditët në vijim, derisa për të Reali ka paguar 50 milionë euro.
Lajmin për transferimin e Mendy, te Reali e konfirmon edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps.
“Ferland është rritur shumë si lojtar, pasi vetëm dy vite më parë ai luante në Ligue 2, kurse nga sezoni tjetër ai do të jetë pjesë e Real Madridit”, ka thënë Deschamps.
Mendy është i ftuar me kombëtaren e Francës, për ndeshjet e qershorit.























