14:45 / 11.06.2019
Dy klube angleze në garë për talentin e Ajax
Të gjitha klubet e mëdha në Evropë duan talentët e Ajaxit.
Pas Frenkie de Jong, që është zyrtarizuar te Barcelona dhe me Matthijs De Ligt, Hakim Ziyech apo David Neres që ndiqen nga ekipet më të mira evropiane, është mesfushori Donny van de Beek ai që kërkohet nga të tjerët.
Në fakt, ashtu si edhe shokët e tij të skuadrës, van de Beek ndiqet nga shumë klube, mes të cilave, Tottenham dhe Manchester United.
Këto dyja janë skuadrat më të preferuara për 22-vjeçarin i cili është shprehur se do t’i pëlqente shumë që të luante në Angli.
Për momentin “Djajtë e Kuq” janë në avantazh, por edhe Tottenhami nuk do të dorëzohet edhe për faktin që luan në Ligën e Kampionëve, kurse United në Ligën e Evropës.























