Walker: Vendim i lehtë të vazhdojë kontratën me City-n
BKT
Sport

Walker: Vendim i lehtë të vazhdojë kontratën me City-n

Mbrojtësi i Manchester City-t, Kyle Walker ka pranuar se ishte vendim i lehtë të vazhdojë kontratën me City-n.

Anglezi me kontratën e re do të fitojë 180 mijë euro në javë dukë përfshirë bonuset.

“Të luash për City-n është gjithçka që kam dashur, shpresoj të vazhdojë të jetë kështu. Ishte vendim i lehtë, dua të luftoj për trofe, duke luajtur në nivelin me të lartë dhe ndjehem se kam ndryshuar si lojtarë duke qëndruar këtu”, vazhdoi anglezi.    

“Kam si dëshirë për të qëndruar këtu edhe pesë vite të tjera dhe të fitojë më shumë trofe”, përfundoi ai.