Qendra sportiv AFF sjellë trajnerin e njohur gjerman në Kosovë
BKT
Sport

Qendra sportiv AFF sjellë trajnerin e njohur gjerman në Kosovë

Pas një pune profesionale nga themeluesi/trajneri z. Doni Mirena në qendrën sportive trajnuese AFF përmes së cilës shumë talent tani po luajnë në ekipet prestigjioze në Evropë, këta të fundit po sjellin përsëri një trajner gjerman të një rangu shumë të lartë për një trajnim profesional si dhe një mundësi e madhe për talentët kosovarë, që nëpërmjet AFF-së dhe Sons of Soccer të synojnë më lehtë Evropën.

“Gjatë kësaj vizite që do të bëhet nga trajneri Gjerman z.Maik Kazmeikat do ti vëzhgoj/testoj djelmoshat e kësaj qendre trajnuese dhe do të mbaj disa trajnime/ushtrime për ta, shpresojmë se do t’i kalojnë me suksese testet e tyre, kjo po bëhet me qëllim që futbollistët tanë ta provojnë fatin, jetës si dihet, kur je lojtar i mire gjithçka mund të ndodhë.  Si Qendër Sportive AFF kemi dëshmuar punën tonë”, ka theksuar Mirena.

Trajneri gjerman i akademisë Sonf of Soccer z.Maik Kazmeikat do të jetë prezent më datë 26 dhe 27 qershor, 2019 në qendrën trajnuese sportive AFF.

I njëjti në muajin maj të këtij viti ju dërgoj ftesë zyrtare 17 lojtarëve të Qendrës AFF dhe jashtë saj, të gjithë udhëtuan dhe u testuan për 5 ditë në akademinë e tij në Gjermani, ku 5 nga ta morën dritën e gjelbër që të bëhet rregullimi i dokumentacionit sa më parë dhe karrierën sportive ta vazhdojnë në Gjermani.