18:58 / 21.06.2019
Zyrtarizohet pasuesi i Leonardos te AC Milani
Pas largimit të Leonardos dhe refuzimit që mori nga shqiptari Igli Tare, Milani e ka tashmë drejtorin e ri sportiv duke kompletuar kështu kastën drejtuesve pas zyrtarizimit të Maldinit si drejtor teknik dhe kroatit Boban në rolin e shefit të zonës sportive.
Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar në postin e drejtorit sportiv Frederic Massarën i cili vjen pas eksperiencës disa-vjeçare te Roma.
“Jemi shumë të lumtur të mirëpresimin Frederic Massarën në ekipin tonë të punës”, ka deklaruar Paolo Maldini, duke i uruar mirëseardhjen drejtori të ri sportiv.























