10:22 / 23.06.2019
“Lërëni Pogban të lirë”
Lojtarët e ekipit të United dëshirojnë që ta shesin bashkëlojarin e tyre, Paul Pogba.
Mesfushori i Francës, Paul Pogba është i lidhur ngushtë me një kalim te gjiganti spanjoll, Real Madrid ose me një rikthim në Serie A tek Juventus.
Mediat angleze thonë se bashkëlojtarët dëshirojnë që ekipi ta shesë francezin, në mënyrë që të ia fillojnë sezonit sa më të fortë.
Ata e dinë se Pogba është një talent i madh, mirëpo nëse ai qëndron në ekip pa dëshiren e tij, ai mund të mos jap më të mirën.























