13:48 / 23.06.2019
Izair Emini i bashkohet Dritës
Drita e Gjilanit nuk di të ndalet në tregun e kësaj verë.
Tashmë Drita ka prezantuar edhe futbollistin e katërt. Izair Emini është ardhja e fundit në skuadrën e Dritës.
Emini së fundi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Ndërsa më parë ka luajtur edhe te skuadrat si Kukësi e Renova.























