“De Ligt formon dyshe të frikshme me doktorin”
BKT
Sport

“De Ligt formon dyshe të frikshme me doktorin”

Ish-ylli i Holandës, Ruud Krol, ka folur për Juventus-in dhe De Ligt në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”.

“Po dëgjoj dhe lexoj shifra të jashtëzakonshme, por e kuptoj. Ai është 19 vjeç dhe mund të jetë vendimtar për dhjetë vitet e ardhshme. Do t’i shtonte akoma më shumë cilësi një reparti të jashtëzakonshëm, ai dhe doktori krah për krah….

Doktori Chiellini? Është mes tre më të fortëve në qarkullim, më pas zgjidhni ju si i sistemoni” dy të tjerët janë Sergio Ramos dhe Van Dijk. Kanë një prezencë dhe një zgjuarsi që i bën të jenë mbi të tjerët, transmeton KJ.

Përse Juve fiton gjithmonë? Sepse Juventusi ka historinë dhe projektin, sepse blen më të mirë dhe transferimi i De Ligt është një tjetër sinjal”, u shpreh Kroos.