Ajaxi kërkon 75 milionë për De Ligt
BKT
Sport

Ajaxi kërkon 75 milionë për De Ligt

Juventus ende nuk ka arritur marrëveshje me Ajaksin për Matthijs de Ligt, dhe tani Sky Sports pohon që kampionët holandezë po i kërkojnë 75 milionë euro për mbrojtësin e tyre.

Së fundi ishte raportuar që Zonja e Vjetër kishte ofruar 70 milionë euro për shërbimet e 19 vjeçarit, duke shpresuar ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Mirëpo, klubi kryeqytetas duket se kërkon të përfitojë më shumë nga shitja e njërit prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.