21:07 / 28.06.2019
Zyrtare, Alban Shillova mungon në Gjibraltar
Pas ekspertizës së detajizuar nga specialisti i ortopedisë, Qerim Kida në spitalin Royal Medical, është konstatuar që Alban Shillova nuk ka lëndim të gjurit apo të ligamentit, por nga lëndimi i pësuar, megjithatë sulmuesi shtatlartë nuk do të luajë në ndeshjen kthyese në Gjibraltar, njofton klubi prishtinas.
Shilova mbrëmë u lëndua gjatë ndeshjes Prishtina-St Josephs, në sfidën e parë para-kualifikuese në Europa League, takim ky që u mbyll baras 1-1.
Ndeshja kthyese mes Prishtinës dhe St Josephs luhet pas një javë në Gjibraltari
Shillova pritet të jetë i gatshëm vetëm pas rreth dhjetë ditësh























