22:28 / 28.06.2019
Feronikeli në epërsi, shënon Kastriot Rexha
Më në fund vjen goli i shumëpritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Feronikeli ka kaluar në epërsi kundër Santa Coloma, me rezultat 2-1. Është top-sulmuesi Kastriot Rexha (86’), shënon golin e avantazhit për kampionët në fuqi të Kosovës.
Kampionët e Kosovës dhe ata të Andorrës, po ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në finale e madhe të para-kualifikueseve për në Ligën e Kampionëve, raporton RTKlive.























