Historike, Feronikeli kalon në fazën e parë të Championsit
BKT
Sport

Historike, Feronikeli kalon në fazën e parë të Championsit

RTKlive

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka fituar finalen e madhe të para-kualifikueseve në Ligën e Kampionëve, duke mundur Santa Coloma-n, me rezultat 2-1, raporton RTKlive.

Kampionët e Kosovës dhe ata të Andorrës, u ballafaquan në stadiumin “Fadil Vokrri” në finale e madhe të para-kualifikueseve për në Ligën e Kampionëve, sfidën të cilën e fitoj skuadra jonë.

Në sfidë tejet interesante, skuadra nga Drenasi mund skuadrën nga Andorra, duke siguruar kualifikimin në rundin e parë kualifikues në elitën e futbollit evropian, që është suksesi më i madh në historinë e skuadrës nga Feronikeli.

Fraksioni i parë mes këtyre dy ka dhënë një lojë mesatare, me dominimin e skuadrës sonë, e cila krijoj dy raste mjaft të mira përmes Mevlan Zekës, por që nuk e gjeti rrugën e golit.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më mirë, e cila solli edhe tri gola. “Nikli” nuk e nisi mirë 45 minutëshin e dytë, sepse në minutën e 50-të mbeti më një lojtar më pak në terren pasi që Yll Hoxha u përjashtua nga loja pasi ndërhyri ashpër ndaj një lojtari kundërshtar.

Skuadra mysafire mjaft mirë e shfrytëzoi epërsinë numerike në lojë përmes Chus Sosa (52’), kaluan në epërsi.

Megjithatë, kampionët tonë nuk u dorëzuan, dhe më anë të Mevlan Zekës (58’) barazuan shifrat në 1-1.

Kurse, në finish të ndeshjes, ishte sulmuesi më i rrezikshëm në vendin tonë, Kastriot Rexha, i cili në minutën e 86-të gjeti golin e dytë dhe të fitores për “Niklin”.

Feronikeli në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve do të ndeshet me kampionin e Uellsit.