22:57 / 28.06.2019
Ja çfarë thotë Astrit Fazliu pas fitores së Feronikelit
Futbollisti i Feronikelit, Astrit Fazliu në një prononcim për RTK pas fitores kundër Santa Coloma (2-1), tha se është i lumtur me fitoren, edhe pse ai e pranon se ishte një fitore tejet e vështirë.
“Po dihet ndeshja nuk doli nga ato muhabetet para ndeshjes, por ishte një ekip shumë i fortë. Morëm karton të kuq, morëm gol dhe na u vështirësuan gjerat, por ne luajtëm si një familje dhe e rikthyem lojën dhe rezultatin”, theksoi Fazliu.
“Trajneri veproi shumë mirë më pozitën e re që më, dhe nuk e kam problem të luajë në çdo pozitë”, pohoi ai.























