23:04 / 28.06.2019
Kastriot Rexha: Treguam shpirt luftarak
Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha në intervistën për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se është shumë i ngazëllyer me fitoren kundër Santa Coloma.
Rexha shënoi golin e fitores për skuadrën nga Drenasi, e cila më këtë fitore kalon në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
“Është një fitore e skuadrës sonë, duke marrë parasysh lojën si rrjedhi. Skuadra tregoi forcën dhe tregoi shpirtin luftarak pasi riktheu rezultatin”, theksoi Rexha























