Januzaj homazhe te varri i Adem Jasharit në Prekaz
BKT
Sport

Januzaj homazhe te varri i Adem Jasharit në Prekaz

Futbollisti nga Istogu që luan për Kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, ka publikuar në InstaStory pamje ku shihet se ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai ka shkruar “Respekt” në mbishkrimin e fotografisë, teksa në një imazh tjetër është fotografuar në shiritin ku citoheshin fjalët: “Jemi gjaku që ndjejmë në vena, jemi fryma që ne gëzojmë”.

Januzaj luan në kampionatin spanoll te Real Sociedad.