00:04 / 29.06.2019
Thaçi: Feronikeli me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke iu referuar ndeshjes mes Feronikelit dhe Santa Colomas, ka thënë se kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit.
Ai ka thënë se Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti një fitore fantastike, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.























