Azpilicueta: Hazardi kishte oferta nga klubet e tjera angleze
BKT
Sport

Azpilicueta: Hazardi kishte oferta nga klubet e tjera angleze

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka thënë se ish-bashkëlojtari Eden Hazard ka pasur oferta nga ekipet angleze

Hazardi u transferua në Real Madrid muajin e kaluar për një çmim prej 150 milionë euro.

“Ai gjithmonë ka shprehur dëshirën që të mos luaj për një skuadër tjetër angleze, edhe pse kishte mundësi sepse ka pasur oferta me të mira”, tha ai.

“Ai nuk ishte egoist, gjithmonë e ka pasur si dëshirë të luante për Realin, dhe tash do të shohim çfarë do të ndodh”, tha Azpilicueta.