15:17 / 29.06.2019
Rron Broja i bashkohet Partizanit të Shqipërisë
Mesfushori Rron Broja do të vazhdojë karrierën në Superligën e Shqipërisë, te kampionët e Partizanit.
Skuadra kampione e Shqipërisë, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me 23 vjeçarin, që sezonin e fundit ishte pjesë e FC Shkupit në Maqedoninë Veriore.
Broja me Partizanin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.























