18:13 / 03.07.2019
Fekir te Arsenali?
Mesfushori i Lyonit, Nabil Fekir pritet që të nënshkruajë me ekipin nga Londra, Arsenal.
Për mesfushorin francez janë të interesuar edhe klube tjera. Njëri nga ta është edhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool.
Lyoni ka refuzuar ofertën e Liverpoolit dhe disa ekipeve nga Kina. Arsenali është shumë afër transferimit të lojtarit, ndërsa spekulohet se tashmë Fekir ka nënshkruar kontratën.























