20:23 / 03.07.2019
Gecaj: Qeveria Haradinaj do të ishte rrëzuar po të mos ishte PSD-ja
Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria Haradinaj do të ishte rrëzuar po të mos kishte qenë Partia Social Demokrate.
Ai ka folur kështu të mërkurën në "Klan Kosova".
”Këta e kanë gjetur tashmë një rrugë tjetër. Kjo qeveri kish ra në çështjen e buxhetit po të mos ishte PSD-ja. PSD-ja po luan lojën as mish, as peshk. Nuk ka asnjë problem të rrëzohet qeveria. Nuk kemi nxjerrë ende mocionin. Kjo qeverisje ka provuar se radikalizmi i Vetëvendosjes ka qenë radikalizëm i AAK-së dhe Nismës”, ka theksuar Gecaj.























