Holanda prish ëndrrën e Kosovare Asllanit, eliminohet Suedia
Suedia e Kosovare Asllanit është eliminuar nga Botërori i Grave në gjysmëfinale nga Holanda.
Holanda do të luajë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Botërorin e grave, pasi që ka eliminuar Suedinë me rezultat të ngushtë 1-0.
Ndeshja e rregullt ka përfunduar me 0-0 pasi që të dyja skuadrat nuk arritën që të shënojnë gol.
Goli erdhi në pjesën e parë të minutave shtesë nga Jackie Roenen e cila shënoi në minutën e 99-të.
Suedia nuk ishte e fuqishme për të barazuar rezultatin duke i dhënë kështu fund ëndrrës së saj për të qenë në finale të këtij Botërori që po zhvillohet në Kanada, transmeton Express.
Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë por nuk ka arritur që ta ndihmojë Suedinë për të kaluar në finale të Botërorit të grave.























