Pas Josës, Plisat kërkojnë edhe largimin e krerëve të klubit
BKT
Sport

Pas Josës, Plisat kërkojnë edhe largimin e krerëve të klubit

Pas humbjës në Ligën e Evropës, skuadra e Prishtinës gjatë këtyre ditëve pritet të bëjë zyrtare largimin e Mirel Josës nga skuadra.

Pas publikimit të këtij lajmi kanë reaguar tifozëria Plisat, raporton Olle.

“Përgjegjesia është më e madhe se ndarja me Josën”, kanë shkruar Plisat, duke lënë të kuptohet se kjo tifozëri kërkon përgjegjësi edhe më të madhe pas dështimit në Evropë, nga kryesia e këtij klubi.

Kujtojmë se Plisat si dhe lideri i tyre Albert Kastrati pas ndeshjës ndaj St Joseph’s kanë akuzuar vazhdimisht kryesin e Prishtinës për trukimin e kësaj ndeshje.

Madje Kastrati këtë e kishte shprehur edhe me anë të një postimi në rrjetet sociale.