18:36 / 04.07.2019
Arsenal-Malcom, këto janë zhvillimet e fundit
Barcelona dhe Arsenali janë akoma duke biseduar për të ardhmen e brazilianit, Malcom.
Barça ka ofruar mesfushorin e tyre, Malcom te klubi anglez Arsenal.
Mediat spanjolle thonë se Arsenali kanë bërë ofertë për ta marrë lojtarin si huazim, mirëpo Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë duke dashur shitjen e lojtarit.
Mesfushori erdhi sezonin e kaluar në “Camp Nou”, mirëpo nuk pati mundësi ta tregojë veten. Kartoni i lojtarit pritet të kushtojë rreth 41 milionë euro.























