Rodrigo: Manchester City, skuadra ideale për të vazhduar karrierën
BKT
Sport

Rodrigo: Manchester City, skuadra ideale për të vazhduar karrierën

Pas firmës mbi kontratë dhe zyrtarizimit si blerje më e re e Manchester City-t, mesfushori spanjoll Rodrigo i cili i kushtoi arkave të Citiziens plot 70 milionë euro ka  thënë fjalët e tij të para si lojtar i kampionëve të Anglisë.

“Është një ëndërr për mua të jem këtu. Jam bërë pjese e një skuadre të mrekullueshme e cila drejtohet nga një staf teknik me persona fantastikë. Kam shumë gjëra për të mësuar dhe mendoj se Manchester City ishte skuadra ideale për të vazhduar karrierën. Jam krenar për atë çfarë kam arritur deri tani por dua të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem më shumë”, deklaroi Rodri.