“Idhulli im tash është bashkëlojtari im”
Holandezi Frankie De Jong nuk mund ta besojë që se shpejti do të luaj në të njëjtin ekip me idhullin e tij.
Frankie De Jong është zyrtarisht lojtar i Barcelonës dhe tash do të luaj me Messin në ekip. Barcelona e ka transferuar mesfushorin holandez për 86 milionë euro.
Mesfushori i cili është një mesfushorë taktik ka pasur një super sezon me Ajaxin duke arritur të shkojnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me në fund, si fëmijë e kisha ëndërr të luaj për këtë ekip dhe të luaj me Messin në ekip, tash idhulli im është bashkëlojtari im, e pëlqej lojën e Barcelonës”, deklaroi ai.
Barcelona dhe Holanda kanë gjithmonë një lidhje shumë të mirë, dhe shpresoj ta vazhdojë këtë traditë, dua të behëm një ndër lojtarët më të mirë holandez të cilit kanë luajtur në Barcelonë.























