Lampard: E di ku duhet të luaj Kante
BKT
Sport

Lampard: E di ku duhet të luaj Kante

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard thotë se e di se ku duhet të luaj mesfushori francez, N’Golo Kante.

Shumë fansa janë të zhgënjyer nga mënyra se si Maurizio Sarri e ka përdorur Kanten. Sarri e ka vendosur N’Golo Kanten më shumë si mesfushorë sulmues. 

Kante ka shkëlqyer në Leicester City, Francë si mesfushorë mbrojtës.“E kam thënë se Kante është një ndër mesfushorët më të mirë në botë, në disa vitet e fundit ai e ka treguar vetën dhe është një ndër kënaqësitë e mia të luaj me lojtarë të këtij kualiteti”, deklaroi Lampard.

Ai tha se puna e tij do të jetë të gjejë një pozicion që i përshtatet francezit.