Frikë për Dele Alli, i bie të fiktë në pushime
BKT
Sport

Frikë për Dele Alli, i bie të fiktë në pushime

Frikë në Mykonos për Dele Alli. Mesfushori i Tottenham humbi ndjenjat në plazh ndërsa ishte sëbashku me të dashurën e tij, Ruby Mae.

Midis temperaturave të larta, lojtarëve të volejbollit në plazh dhe kalimit të masës së alkoolit, anglezi 23-vjeçar u rrëzua në plazh duke e detyruar partneren e tij të thërriste dy persona të sigurisë.

Dy burra shkuan menjëherë në plazh dhe e ngritën Dele Alli duke e dërguar në makinë për ta kthyer në hotel. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të së mërkurës, ndërsa temperatura shënonte 33 gradë celcius.

Anglezi ishte duke festuar ditëlindjen e 25-të të dashurës Ruby Mae gjatë një festë romantike së bashku. Mesfushorit 23 vjeçar nuk i mbanin këmbët kur u çua nga Lounge të shtrihej në hije. Dhe në këtë moment ra në tokë.

Fatmirësisht Dele Alli erdhi në vete dhe më pas shkoi në rezidencën e tij së bashku me të dashurën. Ky moment nuk iu ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto nga ajo që ndodhi në Mykonos.