21:35 / 05.07.2019
Interi pas Vidalit
Interi është duke u munduar ta transferojë në ekip mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
Trajneri i ri i Interit, Antonio Conte është duke e ndryshuar ekipin dhe po mundohet ta sjellë lojtarin në “San Siro”.
Kiliani është trajnuar me herët nga Conte gjatë kohës kur ka luajtur në Juventus.
Vidal është transferuar nga Bayerni në Barcelonë sezonin e kaluar dhe ka pasur 33 paraqitje duke shënuar 3 gola dhe ka fituar La Ligën.























