10:23 / 07.07.2019
El Shaarawy zgjedh Kinën për pagën “faraonike”
Pas reflektimit disaditor, Stephan El Shaarawy ka zgjedhur Kinën dhe lamtumira me Romën është shumë pranë.
Janë hedhur hapa ta rëndësishëm në bisedimet mes klubit verdhekuq dhe Shanghai Shenhua. Kinezët janë gati për të plotësuar kërkesat ekonomike të kryeqytetasve: 16 milionë euro për kartonin e sulmuesit, plu bonuset.
“Faraoni” mësohet se do të firmosë kontratë 3-vjeçare për një shifër të përgjithshme 40 milionë euro. Të hënën pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore.
Mbeten për t’u përcaktuar vetë detajet e fundit, por El Shaarawy duket i larguar nga Roma pas tre sezonesh e gjysmë, periudhë gjatë së cilës ka luajtur në 139 ndeshje dhe ka shënuar 40 gola.























