14:24 / 07.07.2019
Jashari: Po ndërtohet stadiumi në Runik
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se jo vetëm infrastruktura rrugore, ndërtimi i kanalizimeve dhe ujësjellësit janë në fokusin e punës së tyre, por prioritet kanë edhe sportin, duke investuar edhe në ndërtimin e stadiumit në Runik, për t`u krijuar kushte të përshtatshme klubeve sportive, shkollave të futbollit dhe të rinjve që e duan sportin e futbollit.
Ai pasi ka inspektuar, ka shkruar në Facebook se punimet po vazhdojnë në kompleksin sportiv në Runik, përfshirë fushën, zhveshtoren dhe të gjitha elementet përcjellëse, ku brenda vitit pritet të përfundojë ky projekt me standarde të pranueshme.























